Gjatë emisionit live në televizionin “News24”, një 54-vjeçar nga Kavaja ka treguar se si ka kapur në flagrancën gruan me një të afërm të tij. Babai i tri vajzave ka theksuar se që nga ai moment i ka dhënë fund martesës. Por, konflikti mes tyre ka përfunduar në polici, palët janë përballur me njëri-tjetrin, ndërsa ai akuzon efektivët se e kanë mbajtur padrejtësisht të izoluar përgjatë gjithë natës. Ai iu drejtua gjykatës, dhe përveç divorcit problem tjetër ishte ndarja e pasurisë. Kjo ngjarje e rëndë anuloi edhe dasmën e njërës prej vajzave e cila ishte caktuar vetëm 10 ditë më pas.
Teksa tregon historinë e jetës së tij në emisionin “Me zemër të hapur” në “Neës24”, 54-vjeçari thotë se në shtëpinë e tij jeton aktualisht ish-bashkëshortja me të bijën. Ai është kundër këtij vendimi dhe thotë se nuk do pranojë kurrë që ajo të jetojë në atë banesë, ndërkohë që ai endet rrugëve.
Vajzat e akuzojnë për sjellje të padenjë, për abuzim me alkoolin dhe dhunë, ndaj a nuk i afrohet dot madje as banesës për shkak të një urdhri mbrojtje, ndërkohë që ai nuk pranon asnjë nga akuzat dhe kërkon të bëhet drejtësi.
“Mener jush, kur i pashë unë, ky ia kishte futur kokën te gjoksi. Unë e njoha. Ajo i thoshte ik, ik”, rrëfen 54-vjeçari.
“Ajo më tha ‘të martojmë gocën’, dhe pastaj ma bëj mishin copa copa. Por unë i denoncova menjëherë në polici. Ata erdhën menjëherë, 3-4 policë. Por gjatë marrjes në pyetje faktet u deformuan. Gruaja me thoshte ‘unë me trupin tim bëj ç’të dua’. Por unë i thashë që kjo gjë nuk mund të ndodhë për sa kohë jemi bashkë, e jetonte me djersën time. Po ai ka bërë me llafe edhe gra të tjera aty”, thotë ai.