[sgmb id=”1″]
Përdhunohej sistematikisht prej të atit, prej të paktën dy vitesh por nuk kishte guxuar të tregonte sepse ai e kërcënonte.
Mediat greke, raportojne per tmerrin qe ka perjetuar vajza e nje familje shqiptare ne Greqi, dhe se cdo gjë doli ne drite pasi mësuesi i vajzës së mitur kishte vene re probleme në sjelljen e vajzes.
Mësohet se në pranga u vu babai shqiptar, nga autoritetet greke në ishullin e Mytilinit, nën akuzën e inçestit.
13-vjeçarja jeton në fshatin Thermi të ishullit të Mytilinit, së bashku me nënën dhe 3 fëmijët e tjerë të familjes.
Sipas mesuesit, ajo kishte shfaqur rënie në mësime.
Policia e arrestoi babanë shqiptar në banesën e tij dhe ai fillimisht i ka mohuar akuzat, por pas ballafaqimit me deklaratën e së bijës dhe detajet rrënqethëse që ajo kishte rrefyer, u detyrua të pranojë se kishte abuzuar ne menyre sistematike me te bijen prej më shumë se dy vitesh.
Deklarata e tij ka shokuar hetuesit, të cilët sipas mediave eshte cilesuar si një monstër. Emri i tij nuk dihet.