Zbardhet motivi i vdekjes së kameramanit të njohur Armand Hallvaxhiu te dielen, ne Karaburun, ku kishte shkuar per zhytje, nje sport qe e kishte mjaft pasion dhe ishte profesionist.
Sipas burimeve nga grupi i hetimit, autopsia ka nxjerrë se ai është mbytur. Kjo për shkak se në trupin e tij u gjet një sasi e madhe uji.
Kjo do të thotë se nuk ka arritur dot të dilte i gjallë në sipërfaqe. Në trup iu gjetën dhe peshat metalike që përdorin dhe zhytësit. Nga ky fakt 34 vjeçari nuk ka arritur dot të ngjitet në sipërfaqe. Hallvaxhiu ka qënë mjeshtër i zhytjes dhe është e habitshme për shokët se si mund të ketë ndodhur vdekja e tij. Në Vlorë kanë ardhur shokë dhe xhaxhai i tij për të tërhequr trupin.