Loading...

Prangoset në Itali i dënuari me 11 vite burg

Prangoset në Itali një shqiptar i dënuari me 11 vite burg. Mësohet se shqiptari është vënë në pranga nga policia italiane, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Zamir Dajçaj, i cili prej vitesh ishte në kërkim.

Sipas mediave italiane arrestimi i tij është bërë në Messina. Për arrestimin e tij, policia tha se ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Apelit në Rexhio Kalabria, për krimin e ‘organizatës mafioze’.

Dajçaj mësohet se ishte pjesë e një organizate kriminale mafioze të njohur me emrin ‘mazzaroti’, që operonin në zonën e Barcellona Pozzo di Gotto dhe rrethinat.

Zamir Dajçaj ishte në kërkim që prej vitit 2014.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com