Loading...

Avokatja e Popullit zhvati 13.3 milionë euro e ia dha vjehrrit të Bashës, deklaron se ndjehet krenare. Absurditeti i një pazari politik Rama-Basha

Shqiptarët me sa duket i ka nëmur zoti, historia apo kushedi se kush tjetër që gjithnjë janë qeverisur nga politikanë maskarenj.

Që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri më sot, pavarësisht elozheve që iu bëjmë drejtuesve të radhës të shtetit shqiptar, të gjithë kanë bërë maskarallëqe në kurriz të këtij popullit.

Që nga Ismail Qemali që cilësohet si “babai” i shtetit shqiptar e deri tek Edi Rama, kryeministri i radhës i Shqipërisë, kanë pazare ngs më monstruozet në kurriz të shqiptarëve.

Të kishte qënë ndryshe, do të ishim në kufijtë reale të Shqipërisë, nuk do të ishim coptuar në pesë shtete, nuk do të ishim të fundit në Ballkan.

Pasi shqiptarit nuk i ka munguar vitaliteti, mendja dhe kultura. Kanë mbajtur disa breza postin e kryeministrit në Perandorinë Osmane, realizuan tërë reformat e taksimit dhe bënë shtet në Perandorinë Osmane, themeluan shtetin e Egjiptit e kështu me radhë.

Vetëm në Shqipëri asnjë nuk kanë bërë një të mirë, vetëm maskarallëqe dhe pazare të pista në kurriz të shqiptarëve.

Pa përjashtuar këtu as Ismail Qemalin, Esat Pashën, Ahmet Zogun, Fan Nolin, Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën, Pandeli Majkon dhe Edi Ramën.

Lexoni me vëmendje historinë e këtyre njerëzve, ndjesë nëse nuk kam përmendur kryeministrat dyjavore të viteve 20-të, dhe do të shihni se të gjithë kanë në kurriz së paku një pazar të pistë të përmasave katastrofale në kurriz të shqiptarëve. Pa përmendur pazaret e vogla por rrënuese.

Përjashtim nuk bën as Edi Rama, i cili pasi gjeti përballë Lulzim Bashën në krye të PD i dha tërë pushtetin në maj të vitit 2017, në marrëveshjen e famshme të 18 majit vetëm që ta fuste në zgjedhje.

Sikur të ishte në mallin e babës, mes të tjerave PD-së i dha dhe postin e Avokatit të Popullit. Nuk kemi kundërshtime, le ta mbante opozita atë post.

Por nuk mund të pranonte pazar të tillë të fëlliqur që në krye të Avokatit të Popullit të vihej as më pak e as më shumë por avokatja e tërë maskarallëqeve të Sali Berishës dhe më pas dhe të Lulzim Bashës.

Më konkretisht është maskarallëku më i madh që ka bërë Edi Rama duke bërë pazar me Lulzim Bashën që Avokate e Popullit të jetë Erinda Ballanca. Le të jetë palë politike, s’ka gjë.

Por Erinda Ballanca është avokatja që ka mbrojtur këtu dhe në Strasburg çështjen e Pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës të ndërtuar në det në Vlorë dhe të shembur nga Rama.

Pikërisht këtë njeri Rama pranoi Avokate Populli që nuk vinte për kiamet të merrte detyrën, pasi ishte e zënë në Strasburg me pallatin e vjehrrit të Bashës.

Erdhi dhe mori detyrën vetëm kur dhe me ndihmën e Ramës që e bëri dokumentacionin në atë mënyrë që ta fitonte çështjen në gjykatën e Strasburgut, e fitoi realisht në favor të vjehrrit të Lulzim Bashës.

Pazari mes Ramës dhe Bashës për Avokaten e Popullit ka një çmim të kripur, pasi i zhvati popullit në favor të vjehrrit të Bashës as më pak dhe as më shumë por 13.3 milionë euro.

Dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ndjehet krenare që ia ka “futur” popullit pavarësisht se është zgjedhur si avokate e tij për ta mbrojtur nga pazaret e politikanëve maskarenj.

Dhe produkti i pazarit Rama-Basha, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e zgjedhur nga opozita në këtë detyrë pas marrëveshjes së 18 majit ka folur në media për punën e saj, paragjykimet dhe momentet më të mira.

Ajo tregoi se momenti më i vështirë dhe më i mirë ka qenë kur u bë publik vendimi i Strasburgut për një çështje ku ishte e përfshirë në mbrojtje të vjehrrit të Lulzim Bashës, duke iu referuar mbrojtjes për pallatin e prishur në Vlorë nga qeveria Rama.

“Momenti më i vështirë dhe më i mirë kanë qenë në të njëjtën ditë.

Nuk është fakt i paditur që kam qenë e përfshirë edhe personalisht në një rast kundër qeverisë. Një rast se si shteti nuk duhet të sillet ndaj qytetarëve. U ndjeva mirë ditën kur mora vendimin e gjyqit.

Ishte një fitore e madhe, sigurisht jo vetëm e imja. Por u ndjeva edhe shumë keq, sepse për shkak se unë isha pjesë e atij gjyqi nuk mund ta bëja kauzë për shkak të detyrës sime.

Nuk mund ta trumbetoja.

Nuk e bëja dot kauzë sepse do mendohej se e bëra për shkak të një axhende personale.

Mu desh të zgjidhja rrugën e Avokates së Popullit. Do doja të ishte kalë beteje për promovimin e të drejtave të qytetarëve të shpronësuar”, deklaroi Avokatja e Popullit.

Dhe e deklaron me mburrje këtë Avokatja e Popupullit e cila me një vendim i zhvati popullit që mbron 13.3 milionë euro në favor të Lulzim Bashës. I cili bashkë me vjehrrin dhe kunatin, por dhe Ramën sipër tyre, nuk është asesi popull. Thjeshtë janë pjesë e një pazari të pistë.Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com