Vdekja tragjike e 34 vjeçarit Armand Hallvaxhiu, tronditi jo pak botën e medias ditën e sotme, pasi ai prej disa vitesh ishte pjesë e saj, ku punoi si kameraman në disa prej televizioneve kryesorë në vend.
Mandi siç të gjithë e njihnin, ishte një djalë i ri dhe mjaft energjik, i cili përveç kameras kishte dhe një pasion tjetër të madh, që ishte zhytja dhe peshkimi.
Por fatkeqësisht ditën e sotme, Mandi ka humbur jetën në bregdetin Jon, pranë vendit të njohur si shpella e ‘Haxhi Ali-ut’, ku kishte shkuar për të kaluar fundjavën dhe për të praktikuar sportin e tij aq të preferuar zhytjen.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.