Studimi i ri “Epiphany”, që po zhvillohet në Qendrën Kardiologjike Monzino të Italisë propozon qëllimin ambicioz të parashikimit nëse një person do të përballet me një infarkt ose një lloj tjetër sëmundjeje të zemrës gjatë jetës së tij.
Hulumtuesit do të përpiqen të identifikojnë karakteristikat që mund të dallojnë në një grup prej 1,000 personash, ata që janë në rrezik më të madh për të patur një problem kardiologjik në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.
Në praktikë, përpjekja bëhet për të identifikuar subjektet te të cilët është e pranishme një sëmundje aterosklerotike koronare fillestare, dhe pastaj të analizohet gjaku për të zbuluar shënjuesit e mundshëm që lidhen me çfarë ka rezultuar nga ekzaminimi radiologjik.
Nëse arrihet ky synim, në të ardhmen do të identifikohen njerëzit në rrezik infarkti, me një test të thjeshtë të gjakut.
Hamendësimi i ekzistencës së shënjuesve vjen nga një studim i kryer në Monzino, i cili ka krahasuar pacientët me infarkt dhe pacientët me anginë të qëndrueshme dhe tregues për rivaskularizim, duke zbuluar se të dyja format e aterosklerozës në këto raste ishin të ndryshme nga pikëpamja molekulare dhe për këtë arsye, të dallueshme.
Shumë studime tregojnë se një në pesë pacientë në të cilët CT-ja (disa bioshënjues gjenomikë) skanon pllakat aterosklerotike në një fazë të hershme të zhvillimit, do të paraqesë një ngjarje serioze kardiologjike në një periudhë afatmesme, por sot nuk kemi në dispozicion mjete të mjaftueshme për të mësuar se kush do të sëmuret.