Lajmi i ka shokuar të gjithë.
Një vajzë vetëm 15 vjeçe në Durrës është bërë nënë me djalë. Vajza e mitur ka lindur në lulishte pranë pallatit të Kulturës në Durrës.
E në këtë lulishte, Mekja, bashkëshorti, motra e saj me katër fëmijë, nëna me fëmijë të vegjël po ashtu, e vëllezërit e saj, kanë mbi katër net e katër ditë që qëndrojnë këtu.
Këtu flenë, hanë, pijnë, lypin dhe po në lulishte kryejnë edhe nevojat fiziologjike.
Në qiell të hapur po qëndron edhe më i vogli i fisit Alushi, i cili si banesë të parë të tij njohu lulishten, ndërsa shtrat, barin e njomë të pranverës, shkruan Durres Lajm.
Mbi 30 veta të fisit Alushi që i përkasin komunitetit rom, pjesa më e madhe fëmijë të vegjël, mbërritën nga Kosova në Durrës.