Loading...

Patëllxhana me qofte, receta e thjeshtë që do t’ju bëjë të lëpini gishtat sonte

Kjo recetë do t’ju bëjë të lëpini gishtat!

Përbërësit

5 patëllxhanë

250-300 gr mish

1 qepë

kripë

Biber i zi

qimnon

gjysme gote vaj vegjetal

4-5 lugë sos domatesh

gjysmë gote çaji ujë të vakët

Hapat
1
Mishin e grirë vendoseni në një pjatë, ia shtoni erëzat dhe e përzieni.

2
Patëllxhanat i preni nga një fije (duke ia larguar lëvorën), i preni me thikë ( por duke mos i ndarë, vetëm sa për ti vendosur qoftet).

3
Mishin e vendosni nëpër patëllxhanë, patëllxhanat e mbushur i rëndisni në një tenxhere, përmbi ia hedhni vajin vegjetal, 2 copa hudhër, kripën, ujin e vakët dhe sosin e domateve.

4
Tenxherën e vëni në zjarr mesatar për pjekje rreth 40-45 minuta.

5
Ju bëftë mirë!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com