Një 34 vjeçar është gjetur i mbytur sot në shpellën e ‘Haxhi Aliut’ në Karaburun. Sipas policisë 34 vjeçari i identifikuar si Armand Halvaxhiu është nga Tirana.
Në njoftim thuhet se 34 vjeçari merrej me zhytje, dhe trupi i pajetë është dërguar drejt morgut. Më parë 34 vjeçari ka punuar edhe si kameraman në tek News 24 dhe Agon Channel.
Njoftimi i policise.
Vlorë . Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi Armando Hallvaxhiu, 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.