Guardia di Finanza arrestoi ditën e djeshme në brigjet italiane një trafikant shqiptar i cili tentoi të trafikonte 1 ton kanabis në Itali.
34-vjeçari shqiptar Mario Nazëraj është kapur mëngjesin e djeshëm pas ndjekjes nga GdF dhe Frontex në brigjet e Santa Maria di Leuca, ku ky i fundit është hedhur në det pranë brigjeve por nuk ka arritur ti shpëtojë policisë, ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër person.
Nazëraj drejtonte skafin 7 metra të gjatë dhe gjatë ndjekjes nga GdF ka hedhur sasinë e kanabisit, që sipas autoriteteve italiane shkon rreth 1 ton.
Autoritetet italiane deklaruan skafisti shqiptar ka vënë re helikopterin e GdF dhe ka hedhur sasinë e kanabisit nga gomonia duke manovruar për ti shpëtuar policisë, ku dhe rrezikoi edhe skafet e GdF.
Sipas autoriteteve italiane gomonia ishte nisur nga shqipëria dhe droga me vlrë rreth 1 milion euro do të trafikohej në Itali.
Policia e Shtetit në një deklaratë pas publikimit të lajmit nga mediat italiane bën me dije se në operacion ka marrë pjesë edhe Policia Kufitare Shqiptare
Njoftimi i policise:
Sekuestrohet gomonia me rreth 1 ton kanabis, arrestohet skafisti, 1 tjeter ne kerkim
Falë bashkëpunimit operativ, tashmë i qëndrueshëm, mes Autoriteteve te Policisë shqiptare dhe Grupit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës Nderlidhese policore shqiptare u koordinua dhe finalizua goditja e rradhes kunder trafikimit te narkotikeve.
Operacioni nisi pasditen e djeshme dhe u ndalua një gomone në zonën e Leçes.
Trafikantet gjate ndjekjes me helikoptere te Frontex dhe mjete detare, e hodhen drogen ne det por ajo u rekuperua nga Guardia di Finanza e Salentos.
Afer brigjeve italiane skafistet u perpoqen te largoheshin dhe u hodhen ne det.
Forcat italiane kane arrestuar shtetasin M.Nazëraj 34 vjeç, nga Fieri dhe shpallur ne kerkim bashkepunetorin e tij.
Mes forcave policore prezente në dy vendet, vijon puna dhe shkëmbimi intensiv i informacioneve per hetimin e plote te rastit.
Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të publikohen te tjera informacione.