Përkujtohet në fshatin Kaninë në Vlorë, 567 vjetori i dasmës së Skënderbeut. Një ngjarje e rëndësishme historike që vjen për herë të parë në kalanë e Kaninës, vendi ku 567 vite më parë Gjergj Kastrioti Skënderbeu lidhi kuorër me bijën e Kaninës së Vlorës Donika Arianiti, një martese e konsideruar edhe si një bashkim mes veriut dhe jugut të Shqipërisë.
Gjithcka është realizuar si një dasmë, ashtu si mund të jetë festuar në atë kohë, ndërsa mbërritja e ciftit u realizu mbi dy kuaj. Ideja e deputetit Fate Velaj, ndërsa të pranishem dhe një delegecion prej rreth 60 vetash, të ardhur nga Arbëreshët e Italise, në përberje të së cilit edhe Loris Castriota Scanderbeg, stër,stër nipi i Skënderbeut.
Të pranishëm edhe miq e dashamirës nga trevat Shqiptare, Kosove, Mal i Zi dhe Maqedoni, ndërsa synimi mbetet që kjo ditë të kthehet në një festë të përvitshme, duke e kthyer në një nga ngjarjet e rëndesishme historike që duhet përkujtuar.
Deputeti dhe iniciatori Fate Velaj e ka konsideruar të tillë këtë ngjarje,një ditë historike që duhet lënë kujtim për brezat.Loris Castriota Scanderbeg, e ka nisur në shqip përshëndertjen e tij, për të falenderuar dhe vlerësuar kujtimin e kësaj ngjarjeje historike që ka bashkuar shqiptarët.
Nuk kanë munguar përshendetje nga përfaqësues dhe drejtues të delegacionit arbëresh, kreut të bashkise Vlorë e shqiptarë të Kosovës, ndërsa gjithcka ka vijuar me koncert me këngë e valle nga të gjitha trevat shqiptare.
Festa që përkujton dasmën e Skënderbeut do të vijoje në manastirin e Ardenicës, ndërsa ditën e hënë, ky përfaqësim do të jetë edhe në Tiranë,në një kujtim në sheshin që mban emrin e heroit tonë kombëtar, por edhe në bashkinë Tiranë