U hodh nga makina pasi e ngacmoi shoferi, ndërron jetë nëna e tre vajzave nga Elbasani.
Ndërron jetë ditën e sotme Shpëtime Tufa, pas aksidentit të ndodhur ditë më parë në aksin Elbasan-Metalurgji.
Ngjarja është e veshur ende me mister, pasi nga kamera e bizneseve përreth kanë fiksuar momentin kur 55-vjeçarja është vetëhedhur nga makina me të cilën po udhëtonte.
Dyshimet e para janë se ajo mund të jetë ngacmuar seksualisht nga drejtuesi i mjetit dhe për këtë arsye ajo ka dalë nga makina e cila ishte në ecje.
Por kjo gjë i ka shktuar plagë të rëndë, ku pas dy ditësh, nëna e tre vajzave ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka arrestuar shoferin e makinës, ndërsa pritet dëshmia e tij për të zbardhur të plotë ngjarjen.