Ervin Memo duket se është mbajtur në përgjim prej kohësh nga autorët e atentatit. Këtë gjë e tregon fakti se, makina ku iu vendos eksploziv nuk përdoretj nga 38-vjeçari por e kishte nxjerr në shitje. Memo e ndizte automjetin për disa minuta çdo mbrëmje që të mos i binte bateria, dhe këtë gjë kanë shfrytëzuar autorët.
Si shkak dyshohet të jenë çështjet e pronësisë pasi familja e 38-vjeçarit Ervin Memo, i cili mbeti i plagosur, ka qenë pale në disa procese gjyqësore për prona të trashëguara në qytetin e Fierit.
shpërthimi mendohet se ka qene i telekomanduar, pasi makina tip ‘Benz’ me targa AA270IV nuk lëvizte prej kohësh nga vendi ku ishte parkuar, për faktin se ishte në shitje. 38-vjeçari ndonëse nuk e përdorte makinën, e ndizte atë për të evituar defektet.
Mendohet se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme Ervin Memo ka bërë po të njëjtën gjë, por mjeti ka shpërthyer bashkë me të brenda, duke e lënë këtë të fundit të plagosur. 38-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.
Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ka dëmtime në nofullën e djathtë dhe copa xhami në pjesën më të madhe të trupit. Ndërkohë, policia po vijon me mbledhjen e provave dhe zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.