Loading...

5 milionë euro mashtrim i kompanisë ”Gulf”, shpallet në kërkim Alban Aliko

Alban Aliko është shpallur në kërkim, pasi ka krijuar një skemë mashtrimi me tollonat e Gulf nga ku u ka marrë 1.5 milionë euro konsumatorëve, ndërsa dëmi në total kap shifrën e 5 milionë eurove. Pas kësaj skeme mashtrimi Aliko është shpallur në kërkim.

Disa muaj më parë kompania “Gulf Oil” ka shitur tollona 120 lekë për litër, një çmim ky mjaft i favorshëm në krahasim me tregun.

Prokuroria e Tiranës dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë bërë një veprim të tillë, teksa me shumicë çmimi i një litër karburant është edhe më i lartë.

Por po ashtu në skemën e detyrimeve mësohet se janë dhe 5 milionë euro detyrime tatimore të papaguara.

Nga këto, 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira. “Gulf” filloi aktivitetin në vitin 2013, kur krijoi shoqërinë “Sun Petroleum”.

Shkurtin e vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group” dhe më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye personale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com