Është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare, aktori i njohur Verne Troyer. Ai njihet më së shumti për rolin e tij si Mini-Me në serinë e filmave komedi “Austin Powers”, ku kishte luajtur përkrah Mike Meyers.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familja përmes një komunikate shtypi. Ai kishte lindur me një çrregullim gjenetik të njohur si “achondroplasia dwarfism” e që kishte bërë që të mbetej vetëm 81 centimetra i gjatë.
Troyer kishte vuajtur nga problemet me alkoolin për shumë vite dhe kishte qenë në rehabilitim disa herë.