Detaje të reja janë bërë të ditura në lidhje me shpërthimin që tronditi mbrëmjen e qytetin e Fierit, sipas informacioneve mësohet se ky shpërthim mund të ketë lidhje me konflikte pronash të familjes së të plagosurit.
Policia po heton në dy pista; hakmarrja dhe konflikti për pronat.
Sipas banorëve ishte një njeri pa probleme, ndërsa dyshohet se mund të ketë konflikte pronësie.
Ndërkohë, nga këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth nuk është pikasur asnjë person i dyshimtë që mund të ketë lidhje me vendosjen e eksplozivit.
Ende nuk është konfirmuar nga policia por dyshimet paraprake janë se eksplozivi është aktivizuar me telekomandë.