Të reja, të bukura e me një karrierë të lakmuar, historitë e bukurosheve shqiptare që përfunduan pas hekurave të burgut për krime të rënda.
Duke u nisur nga arrestimi i Olesia Dukës, dentistes së “Vip-ave”, albeu.com rikthen në vëmendje burgosjet më të bujshme të bukurosheve shqiptare.
Dentistja e famshme, Olesia Duka
Olesia Duka u arrestua pak ditë më parë pas denoncimit të një biznesmeni të njohur, se Olesia i kishte marrë atij 900 mijë euro dhe nuk ia kishte kthyer më.
Pas denoncimit të tij, u zbuluar se ajo kishte mashtruar plot 11 biznesmenë dhe një ish-deputet të PS, duke u marrë shifra të çmendura parash, raporton albeu
Olesia jetonte një jetë luksi me udhëtime e rroba firmato. E ftuar disa herë edhe në emisione, ajo njihej si dentistja e “Vip-ave”.
Uarda Çota
Bukuroshja zeshkane që tërhoqi vëmëndjen e medias, u burgos për një aksident të rëndë automobilistik në Komunën e Parisit në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur tre vite më pare dhe nga aksidenti humbi jetën 11-vjeçarit Rubin Peka, djali i ish-zv/ministrit Avenir Peka.
Ajo u dënua me 5 vite burg por pas dy vitesh përfitoi nga amnistia.
Anjeza Shabani
Gazetarja e njohur Anjeza Shabani shokoi opinionin publik pasi dhunoi një fëmijë 3-vjeçar në kopshtin që administronte në Sauk në Tiranë.
Anjeza Shabani u dënua me 2 vite burg ndërkohë oponioni publik e kryqëzoi atë pas pamjeve të dhunshme brenda kopshtit “Diren”.
Desara Mançellari
E kush mund t’a harrojë vajzën simpatike e cila i vuri flakën katër makinave të babait të ish-të dashurit.
Në polici ajo tregoi se ish i dashuri i ushtronte presion dhe për këtë mori hak duke i djegur 4 makina superluksoze.
Ajo rrëfeu se bleu benzinë në një pikë karburanti, mori një shkrepëse dhe i vuri flakën katër automjeteve të babait të tij.
Pas disa vendimeve, Dasara u la me arrest shtëpie.
Lule Makashi dhe Adela Makashi
Pak muaj më parë, u arrestuan dhe burgosën nënë e bijë pasi mashtruan plot 360 shqiptarë, të cilët paguanin rreth 20 mijë dollarë për një vize punë në Kanada.
Nënë e bijë u dënuan respektivisht me 10 dhe 8 vite burg.