Një histori dashurie që ka përfunduar në tragjedi.
Mësohet se një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bresha të Italisë, pasi një 25-vjeçare me origjinë pakistaneze është vrarë në mënyrë brutale.
Sipas mediave italiane e reja u vra nga babai dhe vëllai i saj pasi donte të martohej me një shtetas italian, sipas tgcom.it.
Vajza e re punonte dhe studionte në Bresha, ku kishte krijuar dhe një histori dashurie që përfundoi tragjikisht.
Ndërkohë janë duke u zhvilluar hetimet, ndërsa babë e bir janë arrestuar.