Loading...

A do kandidojë Bregu për postin e kreut të PD-së?!. Ja si përgjigjet deputetja…

[sgmb id=”1″]

Në kuadër të Ditës së Europës, ish-ministrja e Integrimit, deputete e Partisë Demokratike ishte sot e ftuar në Forumet UET në Universitetin Europian të Tiranës, ku foli mbi integrimin europian dhe situatën aktuale politike
Brenda PD-së ka zëra kritik ndaj qëndrimeve që po mban sot opozita. Po kritikja më e bindur që po artikulon tashmë qartë qëndrimin e saj brenda partisë është deputetja Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit në kohën e qeverisjes së djathtë.

Kriticizmi i saj nisi që pas refuzimit që i bëri kryetari i PD-së, Lulzim Basha, paketës së kompromisit të ofruar nga ndërkombëtarët apo siç quhet “paketa McAllister”.

Bregu beson se me mospranimin e kësaj pakete, ku opozitës i ofrohej kreu i KQZ-së, shtyrja e zgjedhjeve dhe ndryshimi i 4 ministrave kyç në qeverinë e Ramës, ka humbur dhe shancin për të dalë nga Çadra e protestës ku është futur që më 18 shkurt.

Bregu foli mbi rrezikun që ka rrugëtimi europian i vendit për shkak të politikës konfliktuale dhe vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet e 18 qershorit. Për fatin e saj politik ajo u tregua e qartë se s’ka ndërmend të largohet nga PD-ja, por do të luftojë për mendimin e saj brenda partisë duke nënkuptuar dhe një mundësi përballje me Bashën në zgjedhjet e reja për kryetar partie në korrik.

Lufta brenda PD-së

“Nuk është fundi që të mos jesh dakord me kryetarin. S’jam as e para, e as e fundit. Ka patur raste të shumta. Dikush e ka gjetur, dikush ka ikur si Blushi për shembull nga PS. Por unë vazhdoj që të mendoj e them se politika është institucionale. Bëhet në institucione revolucioni. Unë kam hyrë në politikë duke besuar që politika, pushteti, Parlamenti janë institucione”- tha ajo duke argumentuar zërin e saj kritik brenda partisë.

Por e pyetur nëse do të kishte fatin e Blushit që krijoi parti të re apo të Mesila Dodës që u përjashtua nga partia Bregu u përgjigj: “Unë jam në PD. Kam qënë dhe do jem në PD. Nuk dua të parashikoj larg. Unë nuk gjykoj askënd. As kur iku Mesila. Nuk gjykova as Kastriot Isalmin, një figurë emblematike e PS-së kur erdhi në PD. Nuk kam gjykuar disa deputet që brenda një mandati kanë ndërruar 3 parti politike. Në fund të gjithë e bëjnë analizën e tyre.

E kam të vështirë të jetoj në mjedise rehatie dhe konformizmi nuk më pëlqen”. Lidhur me mundësinë e një platformë rivaliteti ndaj Bashës ajo shtoi vetëm: “zgjedhjet në Partinë Demokratike do të bëhen. Në 22 korrik mbaron mandati i kryetarit aktual dhe nuk e di se nëse do të kemi zgjedhje në korrik apo në shtator” dhe la në heshtje pa një përgjigje as ‘po’ as ‘jo” mundësinë e saj të kandidimit

Gabimet e Bashës

Majlinda Bregu tha se e kishte vlerësuar dhe mbështetur çadrën e opozitës në bulevard, përveç turnit të tretë, por që pas ofertës së refuzuar për një marrëveshje me mazhorancën, sipas saj ajo e kishte humbur rolin që kishte.

“Për mua refuzimi i asaj marrëveshjeje ishte një gafë shumë e madhe politike sepse nga asnjë marrëveshje nuk do të marrësh dot 100%. Nëse do të ketë një marrëveshje dhe një paketë asnjërë nuk do të dalë 100% i fituar”- tha Bregu.

Gjithashtu ajo cilësoi një gabim të madh dhe bojkotin e Kuvendit dhe mosvotimine Vetingut nga ana e PD-së.

“Mosvotimi i Vettingut do të kthehej në një dëm të madh për PD-në. Fatkeqësisht është kështu. Mirëpo nga ai moment kur kjo marrëveshje u prish, siç e thashë isha dyfish e zhgënjyer, edhe për faktin që e pashë që ishtë shumë e vështirë për të gjetur një zgjidhje më pas.

Edhe sepse ishte e qartë hileja e lojës së Ramës i cili arriti të vriste më një gur dy zogj, futi dhe Ilir Metën në zgjedhje pasi e kishte merakun më të madh. E çoi edhe drejt zyrës së presidentit për ta dobësuar politikisht dhe nga ana tjetër na nxorri edhe ne keq në sytë e ndërkombëtarëve.

Që nga ai moment me respektin maksimal të sakrificës së të gjithë atyre demokratëve që vazhdojnë të shkojnë në çadër them që në vetvete qëndresa vetëm në një çadër nuk po prodhon ndryshim”- u shpreh deputetja demokrate.

Ajo theksoi se çadra nuk e zëvendëson parlamentin, ndërsa shtoi se bojkoti i zgjedhjeve i opozitës u mor pa u konsultuar me strukturat dhe pa pyetur votuesit e Partisë Demokratike.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com