Shpërthim banesës së zyrtarit të lartë
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Ahmetaq të Fushë-Krujës, në ambientet e jashtme të banesës private të Nazmi Demirxhiut, Drejtor i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Në momentin e shpërthimit e gjithë familja ka qenë në banesë. Paraprakisht nuk raportohet për persona të dëmtuar. Dyshimet janë se shpërthimi është bërë me tritol.
Nje hetim ka nisur për të zbuluar autorët dhe nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e Demirxhiut.