Loading...

Aksion i madh policor në Vlorë – Arrestime (Emrat)

Finalizohet me sukses operacioni policor “Mesnata”.

Zbardhen dhe dokumentohen një sërë vjedhjesh të kryera në qytetin e Vlorës.

Arrestohen 6 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndryshme të kryera në qytetin e Vlorës, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Mesnata”, në të cilin janë arrestuar shtetasit:

Eduart Murati, 45 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë

Beqir Murati., 22 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë

Olsian.A. , 18 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë

Arklejd.M, 18 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë

Markel Stara, 21 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë

I.T., 16 vjeç, banues në Vlorë

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për shkak të moshës së mitur, shtetasit me iniciale M.L., dhe A.V., të dy banues në Vlorë.

Policia e Vlorës pas një pune intensive dhe profesionale, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një sërë vjedhjesh të kryera prej shtetasve të mësipërm, të cilët vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dhe konkretisht:

Më datë 19.04.2018, në lagjen “Isa Boletini”, kanë vjedhur me thyerje, lokalin Bar-Kafe në pronësi të shtetases A.L., ku kanë marrë sende të ndryshme, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Më datë 16.04.2018, kanë vjedhur me thyerje, minimarketin e shtetasit R.Rr.

Më datë 15.04.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit V.Q.

Më datë 09.04.2018, kanë vjedhur me thyerje objektin gomisteri, pronë e shtetasit N.Zh.

Më datë 02.04.2018, kanë tentuar të vjedhin dyqanin e shtetasit D.M.

Më datë 02.04.2018, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit K.H.

Më datë 21.03.2018, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit R.H.

Më datë 09.03.2018, kanë vjedhur me thyerje brave, lokalin në administrim të shtetases E.T.

Më datë 27.02.2018, kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetases E.B.

Më datë 16.02.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit L.P.

Më datë 01.02.2018 kanë vjedhur në banesën e shtetases A.Z.

Më datë 06.01.2018, kanë vjedhur një pompë uji.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 e 25 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com