Një shqiptar i arrestuar në Belgjikë, ka nisur grevën e urisë në paraburgimin e Vottem, ku po qëndron.
Prej 25 ditësh ai refuzon të hajë, ndërsa rezistenca e tij ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve në këtë shtet.
“Ne kemi frikë se jeta e tij është në rrezik. Sipas informacioneve tona, ai ka humbur tashmë 7 kilogramë për shkak të grevës së tij të urisë, dhe ne e dimë se greva e urisë mund të ketë pasoja të parikuperueshme, veçanërisht për veshkat”, tha zëdhënësi i një qendre.
Sipas mediave belge, Zyra e të Huajve kërkon që ta dëbojë në Shqipëri, pasi vendi ynë është në listën e vendeve të sigurta të origjinës.
Por, shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, thotë se nuk dëshiron të kthehet në Shqipëri pasi ka frikë për jetën e tij.