Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot deklaratat e opozitës së kancelari të huaja i kanë kërkuar kreut të qeverisë arrestimin e Saimir Tahirit.
Rama u shpreh se “presion mua në shqip apo anglisht nuk më bën dot njeri”, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur një kërkesë të tillë.
Ai shtoi se në takime i kanë kërkuar sqarime për atë që ka ndodhur, por nuk ka pasur asnjë kërkesë. “Ka të huaj që janë interesuar për të kuptuar si qëndron çështja, por jo kërkesë”,- tha Kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur në sot emisionin “Real Story” për votimin e qeverive të BE në qershor për hapjen e negociatave me Shqipërisë.
Kryeministri tha se deri sa të gjitha vendet të thonë “Po” duhet marrë në konsideratë dhe mundësia që të mos çelen negociatat.
Ai hodhi poshtë zërat se Franca është kundër integrimit të Shqipërisë. “Franca do të jetë në krahun tonë. Gjermania, forca e gravitetit. Nuk duhet te ngatërrojmë qeveritë me individët”,- tha Kryeministri.
Në hyrje të intervistës, Balla u kujtoi Edi Ramës, se 20 vite më parë kur ai hynte në politikë ishte Fatos Nano që premtoi se do ta çonte vendin në BE.
“Ky rekomandim është kërkuar në vite dhe mund të kishte qenë shumë më i shpejtë. Shqipëria mund të kishte përparuar shumë më tepër se të tjerët. Me që e përmende Fatos Nanon duhet thënë se dhe ai ka kontribut për këtë proces”,- tha Edi Rama.