Loading...

Vlorë-Dhërmi do të lidhen me një tunel në Llogara , projekti i qeverisë ! Gjiknuri : Kalimi nuk do të jetë me …

Ditën e djeshme, gjatë vizitës në Llogara, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se, qeveria do të ndërtojë më koncesion një tunel, për shkurtimin e distanës mes Vlorës dhe Dhërmiut.

Gjiknuri u shpreh se tuneli i Llogorasë do të ndërtohet me partneritet publik privat dhe me mbështetje të buxhetit. Ministri sqaroi se kalimi nuk do të jetë me pagesë.

“Një projekt tjetër me partneritet publik privat që po e shikojmë me përparë- si është përmirësimi i infrastrukturës dhe gjetja e një zgjedhje për rrëshqitjet në zonën e Dukatit, që bën lidhjen e Orikumit me Llogaranë. Për Llogaranë në planet tona është bërja e një tuneli, për të cilin do të shikojmë një variant të kombinimit me partneritet publik privat dhe me mbështetje nga shteti, sepse aty nuk e justifikon trafikun që gjithçka të bëhet me pagesë. Atje është krejt normale që një rrugë alternative e shkurtër, një tunel, të krijohet mundësia me koncesionim privat”, -shprehet Gjiknuri.

Ai është shprehur gjithashtu se është siguruar një financim i nevojshëm për përmbylljen e rrugës Tiranë- Elbasan. Shifra e vendosur në dispozicion për rrugës është 14 milionë dollarë.

“Dje na erdhi konfirmimi për financimin shtesë të pjesës së mbetur të autostradës Tiranë-Elbasan. Pra, janë 14 milionë dollarë të tjera, të cilat do të hidhen për të përfunduar segmentin e mbetur që është nga zona e Ibës deri në tunelin e Elbasanit. Jam i bindur se nëse puna fillon shumë shpejt, duke qenë se dje erdhi konfirmimi dhe fillon edhe negocimi i kontratës për marrjen e huasë, brenda vitit do të përfundojë plotësisht ky aks”, u shpreh Gjiknuri. Për Rrugën e Arbrit, ministri tha se kompania “Gjoka Konstruksion” ka dorëzuar planin e zbatimit. Dokumenti do të miratohet nga këshillat teknike. Ndërkaq, kompania ka siguruar financimin e nevojshëm nga bankat.

Sapo të miratohet plani i zbatimit, sipas Gjiknurit, për 1 muaj do të nisë ndërtimi në terren. Gjithashtu, ministri sqaroi se është planifikuar në buxhetin e shtetit dhe shumë shpejt do të nisë puna në terren për aksin Kardhiq-Delvinë.

“Do të shpallim së shpejti garën e aksit Kardhiq–Delvinë dhe kjo është e financuar me buxhetin e shtetit, duke i dhënë rëndësi zonës turistike të Sarandës. Ky investim do të sjellë që Saranda të afrohet me pjesën tjetër të vendit me gati një orë. Në këtë projekt përfshihet edhe ngritja e një tuneli. Puna në këtë kantier pritet të nisë brenda vitit”, u shpreh ministri.

Gjiknuri foli edhe për projektin Qukës-Qafë Plloçë ku, sipas tij, kërkohen edhe 50 milionë dollarë të tjera për përfundimin. “Sepse janë projekte të bëra jo mirë, projekte të bëra nga kompjuteri, si ura që nuk kombinojnë me njëra-tjetrën, kanë disnivele, projekte të bëra shumë keq”,-përfundon Gjiknuri./javanews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com