Loading...

De Biazi: Unë te Palermo? Isha i detyruar, po lexoja trapllëqe

Xhani De Biazi ka qenë i pranishëm në stadium në ndeshjen e Seria B mes Çitadelas dhe Palermos, duke bërë që të qarkullojnë shumë zëra se ish-trajneri i Kombëtares sonë mund të marrë drejtimin e skuadrës siçiliane. Vetë trajneri i njohur ka vendosur që të reagojë duke shuar të gjitha zërat. Trajneri italian ka zbuluar edhe bisedën telefonike me kolegun e tij.

“Isha në stadium për të parë ndeshjen sepse kur jam në shtëpi gjithmonë iki në stadium. Nuk ka pasur asnjë kontakt mes meje dhe Palermos, të paktën jo në këtë moment. Gjithashtu kam folur në telefon me Tedino-n dhe e kam shpjeguar situatën me shumë ndershmëri.

E ndjeva se duhet ta bëja pasi po lexoja disa trapllëqe dhe sepse ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, e vlerësoj, bëj tifozllëk për të dhe shpresoj që ta rikthejë Palermo-n në Serie A. Ka mbështetjen time, sepse nga përvoja personale e di se sa e vështirë është duke qenë në situata të caktuara me shumë zëra përreth”, ka thënë De Biasi në Mediagol.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com