Loading...

Skandali/ Kaos dhe korrupsion për patentat, shifrat që paguhen nën dorë

Ashtu sikurse është denoncuar edhe më parë situata e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me kartonin e lejes së drejtimit vijon të jetë e njëjtë.

Prej rreth katër muajsh shqiptarët e kanë të pamundur pajisjen me patenta dhe të vetmit që mund ta marrin kartonin janë ata që paguajnë rreth 100 apo 200 euro nën dorë, dhe zakonisht janë vetë autoshkollat dhe drejtuesit e tyre që shërbejnë si sekserë mes kursantëve dhe DPSHTRR.

Në fund të vitit 2017, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor shpalli një tender, me vlerë 420 milionë lekë për pajisjen e qytetarëve me kartonin e lejes së drejtimit të automjetit.

Ndërsa me 22 janar 2018, është caktuar kompania fituese te cilës i jepet e drejta për të shtypur 150 mijë leje drejtimi, sipas kritereve te reja të vendosura nga autoritetet përkatëse.

Edhe pse tashmë ka kaluar më shumë se gjysma e muajit prill, situata vijon të jetë e njëjtë, shqiptarët ende nuk e kanë të mundur pajisjen me kartonin e lejes së drejtimit të automjetit.

Burime zyrtare nga DPSHTRR i thanë CNA.al se shkak për këtë është bërë procedura. Tenderi pasi ka përfunduar ka shkuar në hallka gjyqësore dhe sot për shkak të procedurës dhe përplasjeve shqiptaret kanë ngelur pa patenta.

Procedura është problem teknik, por pse duhet që shqiptarët të vuajnë për shkak të përplasjeve të qeverisë dhe proceduarave.

Kujtojmë këtu se problemi është edhe më shqetësues për emigrantët shqiptarë, të cilët nuk e kanë luksin të presin që qeveria të zgjidhë “hallet” e saj përpara këtij shqetësimi tepër serioz të qytetarëve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com