[sgmb id=”1″]
Vazhdojnë kërkimet por pa rezultat për shqiptaren e humbur Sibora Gagani.
Ajo është zhdukur prej 3 vitesh në Spanjë dhe familja e saj i është drejtuar emisionit “Chi l’Ha Visto”, duke kërkuar ndihmën e gjithë atyre që mund ta kenë parë.
E reja jetonte në Itali, por u transferua në Andalusi me të dashurin e vet. Sipas mamasë, ajo kishte synim të martohej dhe ia komunikoi mamasë me telefon, por pas saj u zhduk.
Fshiu profilin e saj në FB dhe numri i telefonit nuk ishte më i arritshëm.
“Sibora Gagani, 22 vjec punonte si bariste. U transferua me të dashurin në Torremolinos, në Andalusia (Spagna).
Pasi i tha të ëmës me telefon se do të martohej, nuk pati më asnjë komunikim me të. Në 14 korrik nëna e saj mori një telefonatë nga ana e të dashurit të saj, që i tregoi se kishin bërë një sherr bashë dhe ajo kishte ikur pa marrë asgjë me vete”- ka treguar nëna.
Skeda e Siborës
Seksi: F
Mosha: 22 (në momentin e zhdukjes)
Kombësia: shqiptare
Sytë: Kaf
Flokët: Kaf
Shenja të veçanta: disa tatuazhe, një datë në njërin krahë, një yll dhe gërmën “A” pas qafës, një yll në këmbë dhe një tatuazh edhe në shpinë.