Loading...

Xhaxhai i Arditit me lot në sy kërcënon me jetë Erion Veliajn: Nuk ta falim gjakun, do e paguash

Mesa duket për familjen e Ardit Gjoklajt, nuk është mbyllur çështja e vdekjes tragjike të djalit të tyre.

Teksa dy të akuzuarit për vdekjen e Arditit në Landfillin e Sharrës kanë fituar pafajësinë nga gjykata e Tiranës, xhaxhai i të miturit shprehet se do hakmerret ndaj Erion Veliajt.

Lush Gjoklaj, xhaxhai i 17 vjeçarit që humbi jetën në landfill gjatë një bisede në studion e Faxnews tha se nuk e kanë mbyllur çështjen dhe se Veliaj do e paguajë me jetën e tij.

“E deklaroj me përgjegjësinë më të madhe ska me mbjellë ma Erion Veliaj pemë, pa ia mbjellë unë mbi të. Jam Lush Gjoklaj, le të vijnë të më arrestojnë, por jeta e djalit s’ka për të humbur kot pa u paguar. Nuk them as sot as nesër, bëj be në zot, pa u pagu ai djalë s’kam për ta lënë. Nuk jemi fis i madh, por jemi boll” tha Gjoklaj.

Sipas Lush Gjokajt faji i Veliajt ishte se në protestë, fotografia e Ardit Gjoklajt ishte grisur dhe ishte shkelur me këmbë nga policët e bashkisë.

“Nuk na thanë që do merrej vendimi pardje. Dy të akuzuarit i pamë duke pirë kafe. Na thanë se kanë marrë pafajësinë. Ky është Vettingu? I pamë të liruar në rrugë, në lagje. S’ka drejtësi më. Vranë një fëmijë 17-vjeç, ikën e pinë kafe.”,-ka thënë Gjoklaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com