Loading...

Itali, shqiptari godet me thikë në gjoks bashkëshorten 41 vjeçe (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen San Fruntuoso të Xhenovas në Itali. Një grindje për motive xhelozie është shndërruar në një dramë në familjen e një çifti emigrantësh shqiptarë.

50-vjeçari shqiptar Arben Kosova ka goditur disa herë me thikë në gjoks gruan e tij Vojsava Kosova, 41-vjeçe, e cila ndodhet aktualisht në gjëndje mjaft të rëndë.

Kanë qenë fqinjët e çiftit shqiptar të cilët kanë lajmëruar forcat e rendit. Në mbërritjen e tyre 50 vjeçari ndodhej i gjunjëzuar pranë trupit të gjakosur të bashkëshortes.

“Më iku truri, nuk di ç’pata”-është shprehur ai.

50-vjeçari shqiptar me profesionin murator është arrestuar me akuzën e tentativës së vrasjes. Ndërsa bashkëshortja e tij Vojsava është në gjëndje të rëndë në spitalin San Martino të Xhenovas./syri.net

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com