Loading...

Etimologji – Shpella e Trenit, Ushta dhe heshta!

Shkruan: Fahri XHARRA

“E ç`mund të shkruaj tjetër për shkëmbin e Spilesë, Shpellën e Shkruar apo Shkëmbin e Nuses?… Në një nga vizitat më të fundit që bëra tek Shkëmbi I Nuses vitin e kaluar (20 tetor 2011) për të riparë për të disatën herë pikturën e Trenit, ajo pothuajse nuk dukej …

Mosha, vitet e gjata apo koha e çmendur e kishte fshehur pikturën unike shekullore?

Duar makabre, si pjesë të një trupi pa gjak e ndërgjegje njerëzore,të shtyra nga një mendje e prapë e djallëzore, kishin gërvishtur e pastaj lyer me bojë të bardhë a gëlqere disa prej figurinave të pikturës së Shkëmbit të Nuses…I shokuar, me duart e mbështetura mbi tëmthat e mia, me kokën drejt qiellit dhe fytyrën nga liqeni i pafajshëm, fillova t`u lutem perëndive të lashta pellazgo-ilre, ju luta, I thirra me gjithë fuqinë e zërit, ulërita…

Por as ato nuk dukeshin gjëkundi…Ku është vallë Dia-u, perëndia e Diellit?! Po Dia-hu, perëndia e qiellit ku është?! As Dhemetra, perëndia e tokës nuk përgjigjet!

Mos vallë dhe ato, që të gjitha, janë zemëruar me ne, njerëzit dhe janë larguar përgjithmonë?! Ju luta gjatë, shumë gjatë perëndive pellazgo-ilire për Shkëmbin e Nuses dhe pikturën e Trenit të lashtë… Dhe…ika! Veshët vazhdojnë të më buçasin nga zërat e sirenave që japin alarmin…shpella-e-trenit-hyrja

“Shqiptarëtë flasinë një nga më të vjetërat e më të bukurat gjuhë të dheut. Gjuhëratë që kanë qënë shoqet dhe motërat e shqipes, kanë mijëra vjet që kanë humbur e s’fliten në nonjë vënt të dheut. Shqipja është shoqe e ngushtë me greqishten e vjetër, me Llatinishten, me Sanskrishten, gjuhënë e Indisë së vjetër,me Zendishten, gjuhënë Persisë së vjetër, me Keltishten me Teutonishten. Këto quhenë gjuhëra të vdekura, e shqipja, gjuha jonë, q’është m’ë e vjetërë nga ato, ësht’e gjallë e flitetë edhe sot si në kohën e Pelasgvet. (Sami Frasheri “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhet” Bukuresht 1899)

Kjo fjali më ngacmoi: “ Heshta ose ushta është një arme e punuar nga nje dru i holle, në maje të së cilës vihej një thike e mprehte.”; një mos qartësi në në perceptimin historik. . Kur ushtës iu është vu një maje tehu i mprehtë metalik dhe ushtës së të parëve tanë është një ndryshim kohor me mileniume.

Nga gjuha shqipe e vjetër që e kemi, po flasim për ushtën e kohës pellazgjike kur fjalët ishin monosilabike (një rrokeshe). Ushta ishte një “armë” gjuetije por edhe një armë lufte prej së largu .

Pra, gjuha shqipe ka ruajtur në vetvete shumë fjalë, të cilat për nga kuptimi, mënyra e ndërtimit dhe emërtimit kanë të bëjnë me periudhat shumë të hershme të përdorimit të fjalëve, të cilat, në fazën fillestare të zhvillimit të gjuhës kanë qenë fjalë me një rrokje.shpella-e-trenit

Fjala Ushtë e gjuhës shqipe, tregon një armë dore të njeriut të hershëm. Ushtë-a, armë sulmi e kohëve të lashta, me një bisht të gjatë, dhe me maje të mprehtë hekuri, e cila mbahej në dorë. Heshtë, shtizë, E shpoi me ushtë ( FGJSH ) Maja e ushtës, fillimisht mund të ketë qenë e sajuar edhe nga guri i mprehtë, ose nga një dru i fortë, që shërbente për të sulmuar kafshët e egra me qëllim për të siguruar ushqimin.

Të dimë një gjë: Nga emri ushtë-a,. doli edhe emri ushtar, njeri që mban në dorë armën, ushtën. Bashkimi i dy tre apo më shumë njerëzve me ushta në dorë, përbente grupin e parë e gjahtarëve, që sulmonin kafshët e egra bashkërisht dhe të cilët po ashtu edhe prenë e ndanin bashkërisht.

Cila gjuhë në Europë e quan ushtarin apo ushtrinë me një emër aq të vjetër ? Pra një grup njerëzish të armatosur me ushta përbënin edhe njësitet e para të asaj force, që më vonë do të emërtohet si ushtri dhe, që padyshim vjen nga fjala ushtë.  Mrekulli e lashtësisë !

Historianët shpjegojnë: “Ushtria e Lekës së Madh, shquhej në radhë të parë për ushtat e gjata, të rregulluara nga një lloj druri i lehtë por elastik, në gjatësi deri në katër metra, i cili rritej në pyjet me vegjetacion te pasur të Ilirisë dhe Greqisë, armë kjo me të cilën goditej kundërshtari nga një distancë e mjaftueshme për ta paralizuar qysh në ndeshjen e parë. ”Pra, ushta mbeti ushtë .

Duke shfletuar fjalorët e gjuhës shqipe e gjejmë: Nga emri “ushtë” janë sajuar: ushtar, ushtri, ushtroj. Ushtë-a, armë sulmi e kohëve të lashta, me një bisht të gjatë, dhe me maje të mprehtë hekuri, e cila mbahej në dorë. Heshtë, shtizë, E shpoi me ushtë ( FGJSH, f 2098 Usht-i , ushtër- ushtra, ushti i gurit, këput ushtin. Po aty, f. 2098 Prishtinë, 1981

Eugenio Vaina De Pava, ( “Albania che Nasce”, Catania, 1914) shkruante: ”Këtu tragjedia e një populli që i ka dhënë elementët më të mirë të tij, ushtarë, filosof, burrat e shtetit, të shenjtët, të gjithë pushtueseve të tij, sllavë e latin, grekë dhe turq dhe që më në fund thërret bijët e tij, të varfër e të keqtrajtuar për ti edukuar në gjirin e tij; që mundohet të rindërtoj me vështirësi të mbëdha një koshencë kombëtare.

Dhe kjo dëshirë kolektive ka pasur për një kohë të gjatë një sintomë të vetëm por të fuqishme: ruajtjen dhe unitetin e gjuhës kombëtare. “Apo jo?

shta dhe heshta nuk janë një. “Një nga njësitë përbërëse të ushtrisë së mbretit etrusk Tarkuin Prisko quhej HASTAT. Autorët antikë shpjegojnë se pjesëtarët e ushtrisë etruske pajiseshin vetë me armatim.

Nga armatimi që mbanin, merrnin jo vetëm emrin por edhe pozitën shoqërore. HASTAT shqiptohet edhe HASHTAT, të sjell ndër mend fjalën shqipe Heshta . (ushtë, heshtë, shtizë, janë armët e para të dorës të punuara me maje guri e më vonë nga metali,) Pra këndej Adriatikut përdorej “Ushta” e andej “ Heshta”

Në studimet e autorëve vendas dhe të huaj nuk është bërë ndonjë përpjekje tërësore për të caktuar lashtësinë e ciklit të këngëve të kreshnikëve dhe nëpërmjet shqyrtimit të armëve të përdorura prej tyre.

Por Armët e përdorura në ciklin tonë të kreshnikëve mund të grupohen si vijon; a) Armët e bardha apo armët e ftohta; dhe më vonë edhe armët e zjarrit dhe veglat optike.

Në armët e bardha dallojmë: armët e luftimit të afërt, të luftimit larg dhe pajisjet vetjake mbrojtëse. Kreshnikët shqiptarë, në luftimin e afërt, përdornin armët për goditje siç ishin: shkopi (sinonimet: huni, shtaga, dajaku, çomanga, topurrja), topuzi prej druri dhe më vonë prej metali. (Çështje të folklorit shqiptar, 3, Akademia e Shkencave, Tiranë, 1987)
Gjuha shqipe, gjuhë e perëndive !

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com