Vlorë Arrestohet në flagrancë një shtetas për Dhunë në familje!
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :
Lano Selimaj, 37 vjeç, banues në Shushicë, Vlorë.
U krye arrestimi i tij pasi në banesë, për motive të dobëta e në gjendje të rënduar psikike, si dhe në prani të fëmijëve, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases V.B., 34 vjeçe.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë për veprën penale ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.