Të tjera ndryshime kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në radhët e Policisë së Shtetit.
Vazhdojnë ndryshime në kupolen e policisë së shtetit.
Pas marrjes së detyrës së re si Drejtor i Përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu ka nisur edhe rivendosjen e drejtuesve të saj.
Artion Duka, i cili ka qenë shefi i Komisariatit nr 1, emërohet Drejtor i Policisë së Beratit.
Sokol Sejfollari është emëruar këshilltar pranë drejtuesve të policisë së Shtetit. Më parë Sejfollari mbante postin e shefit të Antidrogës, post i cili tashme ka mbetur bosh.
Ndërsa Fran Rica emërohet shef i seksionit të krimit ekonomik në Policinë e Shtetit.