T’u flasësh për mrekulli njerëzve të shkencës është pa vend. Por në rastin e Julian M., një fëmije 8 vjeçar dhe vetë mjekët kanë vendosur të përdorin këtë term, pasi i vogli, i cili vuante nga leucemia, nisi të shërohej fill pasi u vendos që t’i ndërpritej kurimi me ilaçe.
Juliani i cili aktualisht jeton në Britaninë e madhe, ka vuajtur nga kjo sëmundje që në moshën 2 vjeçare, dhe pas shumë seancash kimio-terapie, mjekët kishin humbur shpresat, ndaj vendosën të ndërprisnin kurat.
“Vështirë se mund të arrijë gjer për Krishtlindje”, u patën shpjeguar prindërve të tij, mjekët. Në realitet, jo vetëm që vogëlushi arriti të kalonte festat me familjen, por shëndeti i tij filloi të përmirësohej dita-ditës.
“Kur mjekët më këshilluan të përgatitesha më të keqen, me zor arrita ta pranoja, dhe u detyrova t’ia thoja dhe vëllait të vogël 4 vjeçar”, shpjegoi për “The Sun” e ëma e Julianit, Aneta. “Ishim dorëzuar. Asnjë nga kurat e provuara nuk po funksiononte, dhe vetë Juliani, i munduar nga dhimbjet më thoshte shpesh që më mirë preferonte të vdiste”.
Pas ndërprerjes së kurave, sëmundja e fëmijës u reduktua deri në 50% dhe leucemia kaloi nga faza e linfoblastikës akute në mieloide akute, formë kjo më pak agresive dhe e kurueshme.
Akoma dhe tani mjekët nuk arrijnë të kuptojnë si ka mundësi ajo që ndodhi, duke e përcaktuar vetëm si mrekulli që ndodh 1 herë në 7 miliardë persona./PamfletiMAGAZINE