Flamurtari humbet kualifikimin në finale, por edhe trainerin Shpëtim Duro. Ky i fundit ka dhënë dorehqjen nga stoli i Flamurtarit, pas humbjes 0-2 nga Skënderbeu në Vlorë. Një doreheqje që sipas tij nuk ka kthim pas, ndërsa ka marrë përgjegjësitë për situatën e krijuar tek skuadra, që erdhi deri edhe në eleminimin nga kupa, ku vlonjatët kishin mundësinë të shkonin në finale.
Ndërkohë traineri Ilir Daja i Skënderbeut ka theksuar se skuadra e tij e ka kërkuar kualifikkmin dhe e arriti falë një loje të mirë në pjesën e dytë, ndërsa ka shprehur keqardhjen për situatën tek skuadra e Flamurtarit.
Flamurtari ak humbur 0-2 ndeshjen e kthimit gjysëmfinal të kupës,pavarsisht se vintye nga fitorja 0-1 në ndeshjen e parë në Korcë. Për Skënderbeun brenda dy minutave kanë shënuar Sowe dhe Nimaga që i anë dhënë fitoren de kualifikimin në finale Skënderbeut. Korcarët gjejnë përballë në finale Lacin.