Një aksident me vdekje është shënuar këtë pasdite në Pogradec.
Sipas të dhënave të para që jep policia lokale, një makinë ka përplasur një këmbësor të moshuar, i cili ka ndërruar jetë. Autori është larguar nga vendngjarja pas aksidentit.
“Rreth orës 16:40, jemi njoftuar se në unazën e qytetit të Pogradecit një mjet tip ‘Volkswagen Polo’ ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetas rreth 75 vjeç, kalimtar në rrugë dhe më pas drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.