Lirika e Ali Asllanit, krijon nje realitet te ri ne art, duke marre keshtu autoritetin e nje profeti ne liriken mbare Shqiptare!
MBRETERESHA PERENDESHE! {Ali Asllani}
Kleopatra mbretereshe
ti,-i thosh atij qe desh,
sonte eja rri me mua,
neser vdis,pse ashtu dua!
Cilido qe ai ish,
quhej lindur me kemish,
dhe sado qe ajo prekje,
do mbaronte me nje vdekje!
S’te pelqen?
-Jo!
-Cudi!
Cfare eshte jeta,a e di?
Nje pike prushi ne nje nate,
me miliarda vjet e gjat,
eshte nje flakez bukureze,
befas fale,sa u ndeze….
E pra duket nje kujtim,
qe te kap me nje rrembim
dhe te hedh mbi sup te flladit
ne te djathte te hyut fatit!
dhe te tund e te lekund,
ku gjen zotin me ne fund!
Si nashti,
une dhe ti,
une poet ti poezi,
syri yt ulli i zi,
ate sy e ate vetull……
dhe m’u beft kurban nje shekull!