Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në ajër në një avion të Southwest Airlines të nisur nga aeroporti i LaGuardia i Nju Jorkut, me drejtim Dallasin.
Motori i avionit në fjalë ka shpërthyer dhe presioni e copat e tij thyen një dritare.
Shperthimi dëmtoi dritaren në radhen e 17-të, ndërkohe që në avion kishte 143 pasagjerë dhe 5 anëtarë ekuipazhi.
Nga aksidenti një person ndërroi jetë. Bëhet fjalë për një grua 43-vjeçare, Jennifer Riordan mama e dy fëmijëve dhe menaxhere e një banke në Nju Meksiko.