Loading...

Operacioni ‘Shefi’, ja kush është gruaja që trafikonte drogën nga Shqipëria në Itali

Ishte arrestuar në muajin mars gjatë operacionit ‘Shefi’, por vetëm dje është ekstraduar në Itali. Bëhet fjalë për një grua nga Rumania e cila ishte në listën e 43 personave të arrestuar.

Ajo akuzohet si një nga personat që shoqëronte drogën nga Shqipëria në Itali.

Gruaja rumune, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte ndaluar në kufi nga Drejtoria e Antimafias Italiane dhe Zyra ndërkombëtare e ndërlidhjes.

Pas arrestimit, ajo është ekstraduar mbrëmjen e djeshme në Romë ku edhe do ti bashkohet pjesës tjetër të të arrestuarve.

Gjatë operacionit ‘Shefi’ u vunë në pranga 20  shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve ishin italianë dhe rumunë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com