Frederica Mogherini ka mbërritur mbrëmjen e së martës në Tiranë, menjëherë pas dhënies ë rekomandimit për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Një moment i shtrëngimit të duarve është shkëputur nga Edi Rama për të uruar mëngjesin e ditës së sotme. Kryeministri e vlerëson Mogherinin si një mike të madhe të shqiptarëve.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë moment duarshtrëngimi me një mike të madhe të Shqipërisë e shqiptarëve, e cila zbriti mbrëmë në vendin tonë menjëherë pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë 🇦🇱🇪🇺”, shkruan kryeministri.
Sot Mogherini do të takohet me Presidentin Ilir Meta në orën 09:30, më pas me Kryeministrin Edi Rama në orën 10:15, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në orën 12:00, në Delegacionin e BE-së. Përfaqësuesja e Lartë e BE, Zëvendës Presidentja Mogherini do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama nga ora 11:15 deri 11:45 në Kryeministri.