Loading...

Policia financiare italiane në bashkëpunim me Policinë doganore dhe Drejtorinë Antiterrorizmit kanë sekuestruar në portin e Xhenovas 37 tonë drogë e quajtur “droga e luftëtarit”.

[sgmb id=”1″]

Sipas mediave të huaja policia financiare italiane në bashkëpunim me Policinë doganore dhe Drejtorinë Antiterrorizmit kanë sekuestruar në portin e Xhenovas 37 tonë drogë e quajtur “droga e luftëtarit”.

Janë 37.500.000 tableta Captagon, një derivat i përzierjes së amfetaminas e teofillinas e cila përdoret mjaft ndër luftëtarët e ISIS në zonat e luftës në Lindjen e Mesme. Kjo lloj droge njihet dhe si terapie e dhimbjes e ndihmon në rritjen e rezistencës së trupit gjatë luftimeve.

Ngarkesa e drogës u gjet në një nga 3 kontenierët e ardhur nga India e me destinacion portin Misurata në Libi, fshehur mes mallrave me stofa sintetike e shampo flokësh.

Sipas autoriteteve italiane çdo tabletë shitet në tregun e zi rreth 2 euro copa, e kjo ngarkesë droge do të sillte një përfitim prej 75 milionë euro.

Prokurori i Antiterrorizmit Federico Manotti deklaroi në konferencën për shtyp se “ka dyshime të forta se pas kësaj sasie droge fshihen mbështetës e anëtarë të shtetit islamik ISIS”:

Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm i Xhenovas Francesko Cozzi u shpreh se “të ardhurat e përfituara nga shitja e kësaj sasie droge do të shërbenin për të financuar organizatat terroriste.”


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com