Loading...

Bima hyjnore, mësoni vlerat mahnitëse të gjethes së dafinës

Gjethet e dafinës vijnë nga familja Laurus Nobilis, vendlindja e të cilës është Mesdheu. Kjo bimë hyjnore është e pasur me vitaminë C, vitaminë B dhe A. Kjo e fundit është një antioksidant natyral që njihet për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive. Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, potasi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi. Potasi ndihmon në mbajtjen nën kontroll të rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut. Hekuri është thelbësor në prodhimin e qelizave të kuqe.

Dafina dhe sistemi tretës

Gjethet e dafinës kanë një impakt të fortë në sistemin tretës si diuretik që ul nivelin e toksinave në trup dhe reagon ndaj helmimeve ushqimore. Përmbajtjet organike të gjetheve gjithashtu ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë një stomak të trazuar dhe zorrët.

Dafina dhe frymëmarrja

Vaji i dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin dhe ndihmuar me problemet me frymëmarrjen. Nëse nuk keni mundësi të përdorni vaj, mjafton të zieni ujë më dafinë dhe të shfrytëzoni avullin që do t’ju lehtësojë dhe do të eliminojë bakteret e rrezikshme që gjenden në sistemin e frymëmarrjes. Por kujdes pasi përdorimi i vajit të dafinës i ndalohet grave shtatzëna.

Përmirëson shëndetin e flokëve

Nëse do të përmirësosh shëndetin e flokëve dhe të heqësh zbokthin atëherë përdor gjethe dafine. Lagi ato në ujë dhe fërko lëkurën e kokës pas larjes. Përbërësit e dafinës do të heqin zbokthin dhe zbusin lëkurën e thatë.

Dafina kundër ankthit dhe stresit

Dafina ka një efekt lehtësues, çlirues dhe qetësues. Trumza, borziloku dhe dafina kanë në përmbajtjen e tyre linalol, një element që ul hormonet e stresit në organizëm. Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësohesh edhe në momentet më stresuese kur ankthi është i lartë.

Dafina kundër diabetit

Gjethet e dafinës kanë lidhje direkte me rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul rrezikun e sëmundjes së diabetit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com