Loading...

Shpërndanin drogë në afërsi të shkollave fillore, arrestohen tre persona

Sërish një goditje tjetër nga ana e policisë e një grupi trafikantësh që kishte zgjedhur shkollat në kryeqytet që të shisnin drogë.

Goditet një tjetër grup që shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave fillore në Tiranë. Tre të rinj, njëri prej tyre 19 vjeç akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin kryenin aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të  dyshuar “Cannabis Sattiva” kryesisht pranë shkollave 9 vjeçare në zonën e “21 Dhjetorit”.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Shtetasit Gentian Kurti,  në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Babe Rexha”, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale  10 cope qesesh farmaceutike me bimë të dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa” gati për hedhje në treg.

Gjithashtu në banesën ku keta shtetas  kishin marrë me qira janë konstatuar shtetasit Marko Bano, Xhulio Koprencka të cilët merrëshin me pergatitjen e  kësaj lënde narkotike të cilën e ndanin në doza , ku iu është gjetur dhe sekuestrua në cilësine e provës material dhe  801 gram bimë e dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa “si dhe një peshore elektronike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com