Arrestohet një shqiptar teksa po bënte xhiro me makinë por i gjendet 1.2 kg kokainë.
Një 31 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për trafik kokaine. I arrestuari është shtetasi B.O.
Në automjetin e tij është gjetur e fshehur në pjesën anësore të motorrit 1 kg e 200 gramë kokainë. Ndalimi i tij është bërë në daljen e autostradës Massafra në provincën e Tarantos.
Gjatë inspektimit të makinës nuhatja e qenëve policorë ka sinjalizuar praninë e lëndës narkotike. Automjeti i shqiptarit i është nënshtruar një kontrolli në komandën provinciale të policisë financiare të Tarnatos, ku është gjetur e fshehur dhe sasia e drogës.
Policia italiane ka nisur hetimin për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tij si dhe destinacionin e mbërritjes së kokainës.