Loading...

E nisi si Sekretar i Rinisë e mbylli me drogën. Sot Kokëdhima që s’paguan punëtorët flet për varfërinë

Koço Kokëdhima, nuk po e bën dot gjumin rehat natën. Jo sepse bizneset e tij nuk po ecin, por për hallet e Shqipërisë dhe ekonominë e vendit.

Biznesmeni që nuk paguan gazetarët dhe stafin e tij me muaj të tërë ,del e flet në media për varfërinë dhe për faktin se shqiptarët po ushqehen me listë.

Po gazetarët e Shekullit që kanë me nga 3 muaj pa marrë rrogat, a ushqehen me listë?

Koço Kokëdhima, është i vjetër në politikë, e ka nisur si Sekretar i Rinisë në kohën e diktaturës dhe e përfundoi me mandatin si deputet i PS.

Gjatë rrugës së karierës së tij, Kokëdhima përforcoi shumë edhe bizneset që i dhanë atij të ardhura të larta.

Por Kokëdhima, Pashai i Jugut që u hoq nga PS me forcë pasi shkatërroi të gjithë zonën e jugut me lojërat e tij, tani del e na flet për ekonominë.

Kryetari i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima foli në lidhje me politikat ekonomike që duhet të aplikohen në vend. Kokëdhima tha se në Shqipëri janë bajlozët politikë, ata që ia kanë zënë frymën vendit tonë.

“Ekonomia shqiptare ka probleme të theksuara. Bajlozët politikë ia kanë marrë frymën asaj, duke mos e bërë aspak konkurruese me vendet e tjera në rajon. Ekonomia jonë duhet të jetë e lulëzuar dhe të mund të sjellë më tepër investitorë të huaj. Taksat e larta bëjnë që të huajt të frikësohen dhe të mos investojnë në vendin tonë. Këta kanë rritur taksat dhe mendojnë vetëm për veten. Dhe e thashë se këtë gjë e bëjnë vetëm bajlozët politikë që ne kemi në krye të vendit. Unë nuk flas me shpata, të kuptohemi, por me gjuhë politike.

Fajin nuk e ka vetëm politika, por edhe disa biznese të lidhura me politikën e mbrapshtë. Kemi biznese të lidhura me politikën që nuk zbatojnë ligjet. Këta janë problemi më i madh i vendit. Ky grusht biznesesh, një grup monopolesh, që kanë shkatërruar ekonominë, së bashku me politikën, kanë bërë këtë vend të poshtëruar.”, tha Kokëdhima.

Kokëdhima ishte deputeti që këkroi fort legalizimin e Kanabisit, duke na thënë se do të bëjë mrekullira. Me kanabisin, Kokëdhima donte të merrte monopolin për ta shfrytëzuar për mjeksi, ndërkohë që nuk la spital të vendit pa dalë dhe pa folur për bimën narkotike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com