Një shqiptar 25-vjeçar, është arrestuar nga policia në Modica të Italisë si autor i grabitjes me armë në dëm të pronarit të një bari të njohur në Modica Alta.
Ngjarja ka ndodhur natën midis të premtes e të shtunës, kur viktima po hynte në shtëpi pas mbylljes së lokalit. Në momentin kur po hapte derën e banesës, u shty me forcë brenda saj nga dy individë me fytyrë të mbuluar me kapuçë, të armatosur me pistoletë e thikë.
Dy agresorët njeri Shqiptar me emrin Theodhori Grabova ,ishin fshehur pranë banesës së viktimës, të cilit i kishin studiuar lëvizjet e mbrëmjes, në pritje për ta grabitur.
Me thikën në fyt dhe pistoletën drejtuar, pronari i barit u detyrua të dorëzonte fitimet, të cilat i kishte në xhepin e pantallonave, rreth 800 euro. Ende i terrorizuar, italiani njoftoi policinë, duke dhënë detaje mbi armët e përdorura dhe aksentin shqiptar të dy grabitësve.
Një hetim i shpejtë i çoi forcat e rendit te Theodhori Grabova, emër i njohur për ta në lidhje me drogën. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pesë patrulla policie u vunë në kërkim të dy grabitësve pranë banesave të të dyshuarve të tjerë në Modica Alta, duke e gjetur Grabovën në shtëpinë e një italiani.
Kontrolli i banesës solli zbulimin e armëve të përdorura gjatë grabitjes, të fshehura në vende të ndryshme, një pistoletë dhe një thikë rreth 23 centimetra e gjatë.
Verifikimet e mëtejshme zbuluan se mbi Grabovën rëndon edhe një mandat dëbimi nga Italia, i paekzekutuar. Tani gjendet në qeli, ndërkohë që vazhdon hetimi për gjetjen e grabitësit të dytë.
https://www.facebook.com/questuradiragusa/videos/2061644677449168/?t=0