Loading...

Berisha zbulon se kush ja menaxhon faqen e tij në Facebook!

[sgmb id=”1″]

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se administratorja e profilit te tij ne rrjetin social Facebook është këshilltarja e tij, Erla Mehilli. Në një intervistë të dhënë për programin “Kjo Javë”, ai tregon dhe detajet.

“Ka një dallim të madh mes rrjetit tim social dhe rrjetit të tij social. Njeriu i vetëm që merret me rrjetin tim social, është znj. Erla Mëhilli, administratore e rrjetit social, dhe Sali Berisha natyrisht. Edi Rama mban 38 rrogtarë në zyrën e shtypit vetem e vetëm për të zhurmuar rrjetin social të Sali Berishës.

Dhe meqë jemi ketu, Erla Mëhilli ndonëse nuk ka dhunti zbuluesje por ka arritur të kapë, si i thonë fjalës, me presh në dorë njërin prej tyre dhe t’ja pohojë ai më fal Erla por unë e kam bërë sepse paguhem për këtë punë, njëri që e gjeti se cili ishte. Dhe ndonjëherë Erla, kur të shkruajë ose kujtime ose ndonjë status mund ta nxjerrë këtë. Pra kjo është vërteta.

Pra, Edi Rama mban një ushtri të tërë. Pse ky dallim? Sepse ai trillon ndërsa unë them të vertetën, vetëm kaq. Unë them të vërtetën. Natyrisht janë bërë një mjet i jashtëzakonshëm, rrjetet sociale janë bërë një mjet komunikimi ku secili shpreh mendimin e vet, dhe unë përpiqem ti respektoj, ndonëse nuk me pëlqen kur përdorin ndonjë fjalë të papërshtatme por fundi fundit tani këto të hapura janë”, tha Berisha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com