Investimet në qendrën historike të Himares, Vunoit dhe kishës së Mesopotamit, synojnë ti bëjnë monumentet kulturore në qarkun e Vlorës më të vizitueshme si dhe këto vlera të ruhen më së miri. “Ne jemi në prag të finalizimit të projektit IPA një bashkëpunim midis qeverisë shqiptare dhe BE ku është faza e tretë e restaurimit të kishës së Mesopotamit.
Kemi parkun e Finiqit ku vizitorët dhe pritshëritë tona janë tepër të mëdha për këtë park dhe monumentet e tjera që ndodhen përgjatë gjithë vijes bregdetare ku është zona historike e qytetit të Himarës” tha Drejtori i Monumenteve të kulturës së Vlorës Orgest Feimi. Promovimi i këtyre monumenteve, përveç mirëmbajtjes, është edhe një pikë tjetër e strategjisë së turizmit kulturor e historik. “Kemi vendosur një fokus të veçantë në promovimin e të gjitha monumenteve.
Në promovimin e monumenteve dy pikat kryesore që po kërkojmë që të kemi sa më shumë vizitorë dhe ta kemi si risi është në portin e Vlorës, që të vendosen disa tabela orientuese për të gjithë vizitorët që hyjnë në qytetin e Vlorës ku ata të orientohen në sitet tona arkeologjike”. Aktualisht monumenti më i vizitueshëm në jug mbetet kalaja e Porto Palermos. Në të janë bërë disa investime për të përmirësuar shërbimin ndaj turistëve të cilët janë kryesisht të huaj./faktor.al