Kefiri, bashkë me kungullin, është përbërës kryesor i kësaj pijeje, që konsiderohet tejet shëruese nga mjekët alternativë, sidomos për problemet me zorrët, përfshirë infeksionet e rënda.
Disa njerëzve në fillim konsumimi i kefirit nuk i kënaq edhe aq, me siguri për shkak të natyrës së tij të thartë, karbonizimit, alkoolit (mund të jetë edhe deri 2%) apo të sasisë së madhe të probiotikëve.
Ndaj filloni me sasinë e 1/8 së filxhanit (madje mund ta përzieni me një gotë të plotë ujë), pastaj gradualisht ta shtoni.
Kefiri mund të përdoret si ilaç në sasi të mëdha, por në periudhë të shkurtër (siç është edhe kjo pije apo pas kimioterapisë, me ç’rast 4 gota në ditë janë të preferueshme).
Bëni pauzë një herë në javë, kur nuk konsumoni kefir së paku një ditë. Madje edhe në Tibet ekziston bindja që më së miri është të pini 2 gota në ditë, ndërkaq pas 20 ditësh të pushoni 10 ditë.
NEVOJITEN
4 gota kefir (nga kërpudhat e kefirit)
150 g kungull të zier (kungull i verdhe).
PËRGATITJA:
Të gjitha këto përzieni dhe shtoni një lugë mjaltë natyral.
Kjo është vërtet pije e shkëlqyeshme e cila ndikon shumë në organet e tretjes, shpejton metabolizmin dhe forcon imunitetin e gjithë organizmit.
ÇFARË ËSHTË KEFIRI?
Kefiri është një lloj ushqimi i ngjashëm me kosin.
I ngjashëm me kosin edhe në thartësi dhe në shije, ai po ashtu përmban edhe bakteret probiotike, që gjenden në kos. Por kefiri është më i shëndetshëm se kosi.
Bakteret natyrale dhe majaja në kefir kombinohen për të dhënë përfitime superiore shëndetësore, kur konsumohen rregullisht. Kefiri është plot me vitamina dhe minerale të vlefshme dhe përmban proteina që treten lehtë dhe plotësisht.
Edhe në Shqipëri tashmë kefiri mund të gjendet nëpër supermarket, por mirë është që ta realizoni vetë në shtëpi, njësoj si kosin.