Loading...

Historia e pabesueshme e shqiptarit me zviceranin, si i mori 100 mijë franga

[sgmb id=”1″]

Një zviceran 42-vjeçar nuk ka humbur vetëm dashurinë e zemrës së tij, por ka humbur edhe 100 mijë franga nga një 25-vjeçar shqiptar, shkruan ‘aargauerzeitung.ch’.

Në jetë ka tregime të jashtëzakonshme. E tillë është edhe historia e Besmirit dhe Jurg (emra të ndryshuar), që përfundoi në gjykatë.

Kjo histori kishte filluar më 2012-ën. 42-vjeçari Jurg, të cilit i pëlqejnë shumë gjuhët e huaj, ishte takuar me 25-vjeçarin shqiptar me emrin Besmir. Ata flasin anglisht dhe shqip. Kur Besmiri erdhi në vizitë në Zvicër, Jurg e lejoi atë të qëndrojë me të, shkruan albinfo.ch.

Pas tre javës, shqiptari ishte kthyer në shtëpi. Ata më pas kishin rënë në dashuri. Në katër vitet e ardhshme, 25-vjeçari e vizitoi tri herë Zvicrën. “Ne ledhatoheshim, por nuk kemi bërë seks”, ka thënë zvicerani.

Por, ata kishin filluar të flisnin për këtë. Besmiri i kishte thënë se dëshirojnë të bëjnë dashuri në një mal me kartëmonedha për herë të parë në jetën e tij. Jurg në fillim hezitoi, por u pajtua, pasi ishte verbërisht i dashuruar.

Një të shtunën në mesin e marsit të vitit 2016, mori 100 mijë franga në thesarin e kompanisë ku punonte, ku ai është menaxher. Ai ia kishte dhënë Besmirit, që të përgatiste shtratin. Megjithatë, dëshira e Besmirit për seks kishte përfunduar. Ai mori 100 mijë franga dhe me makinën e Jurg u zhduk!

Zvicerani ishte i shokuar dhe dëshpëruar, pasi i besoi një personi të gabuar duke i dhënë 100 mijë franga. Makina e tij ishte gjetur në Gjermani. Më pas policia kishte zbuluar vendndodhjen e tij, duke e kapur më 1 nëntor në Dortmund. Nga 100 mijë franga, jo shumë kishin mbetur. Jo sepse ai kishte jetuar një jetë luksi në hotele, por i kishte lënë në kazino.

Në janar, Besmiri ishte transferuar në Zvicër. Dënimi i tij prej 18 muajsh me kusht për mashtrim dhe vjedhje të një veturë për më shumë se tre muaj është pranuar nga Besmiri dhe kjo e ka shkruar procedurën dhe tashmë kërkohet dënim për vjedhjen e 100 mijë frangave.

Në procesin gjyqësor mori pjesë edhe zvicerani, i cili dëshironte që të ishte pjesë e procesit. Kur policët po e largonin, Jurg vijonte ta shikonte atë dhe papritur u dëgjua një zë: “E kam dashur atë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com